
Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Knauf Safeboard
Knauf Safeboard jane pllaka gipsi në përputhje me normën DIN EN 520 me karakteristikën shtesë të mbrojtjes nga rrezet. Bërthama e gipsit për t’u dalluar nga pllakat e tjera, ka ngjyrë të verdhë.
Fusha e përdorimit
Pllakat rrezembrojtëse Safeboard përdoren ne ambientet e grafive në klinikat mjekësore dhe në spitale. Dihet që ambientet e grafive kërkojnë një mbështjellje kundër rrezeve për të mbrojtur ambientet që ndodhen aty pranë.
Knauf sistemet rrezembrojtëse me Safeboard e gjejnë përdorimin e tyre në fushën diagnostikimit dhe terapisë me fuqi të ulët rrezatimi.
Karakteristika
Mbrojtje ekonomike nga rrezatimi
Pa shtresë plumbi
Peshë e lehtë në krahasim me pllakat me shtresë plumbi
Mbrojtje nga zjarri e ndërthurur me mbrojtje nga rrezatimi edhe për tavane të varura
Zë-izolim shumë i mirë
Liri në krijimin e formave
Përpunim i thjeshtë
Depozitim i thjeshtë meqenëse pllaka nuk ka përmbajtje plumbi