Secondary Adv

Betokontakt , Knauf Albania

Knauf Albania

 



Përshkrimi

Astar për sipërfaqet e betonit që do të suvatohen. Formon një shtresë ndarëse mbi sipërfaqet me dendësi të madhedhe të lëmuar (p.sh Beton) dhe realizon një ngjitje shumë të mirë të suvave. Garanton një ecuri optimale të fortësisë së suvave.Ka ngjyrë të kuqe, për një kontroll më të mirë të lyerjes në të gjithë sipërfaqen. Difuzuese e avujve, mundëson shkëmbimin e lagështirës dhe lejon frymëmarrjen.I gatshëm për tu përdorur dhe pa solucione tretëse, e si rrjedhojë ekologjikedhe e padëmshme gjatë përpunimit.

Fusha e përdorimit: Për mure dhe tavane; Përdorimi vetëm për ambjente të brendshme; Para vendosjes së suvave me bazë gipsi (p.sh. Knauf Rotband, Knauf MP 75, Knauf MP75 Leicht, Knauf Goldband), suvave të holla me bazë gipsi (Knauf Multifinish), suvave gips-gëlqere (Knauf MP 75 G/F) dhe para vendosjes së suvasë së thatë ngjitjes së pllakave të gipsit me Perlfix; Për paratrajtimin e sipërfaqeve minerale me dendësi të veçanërisht të lartë dhe me aftësi të vogël thithëse para vendosjes së suvasë; Ideale për sipërfaqet e lëmuara të betonit, në mure, tavane apo kollona para vendosjes së suvasë.