
Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Seria Kasete PLFY-P VEM
Modeli i ri i kasetës VBM me 4 dalje ajri, ofron 72 konfigurime të ndryshme në përzgjedhjen e rrymës së ajrit dhe është zgjidhja ideale për instalimet në ambjentet me tavanë të lartë deri në 4.2m.
Përshtatje e rrymës së ajrit në bazë të preferencave
Metoda shpërndarjes rrymës së ajrit horizontalisht është inovacioni më i ri i Mitsubishi Electric. Në këtë mënyrë shmangen rrymëat e ajtit të ftohtë/ngrohtë direkt drejt personave që gjenden në një ambjent të caktuar duke bërë të mundur ruajtjen e komfortit gjatë gjithë kohës.
Përshtatje automatike e shpejtësisë së ventilatorëve
Funksioni i përshtatjes automatike të shpejtësisë së ventilatorëve siguron ngrohje më të shpejtë, menjëherë sapo njësia ndizet. Shpejtësia e ventilatorëve mund të përzgjidhet midis 4 shpejtësive kryesore të ventilimit: “E ulët”, “Mesatare1”, “Mesatare2” dhe “E Lartë” duke siguruar që komforti të ruhet për një kohë të gjatë në ambjent. Për më tepër kjo njësi kursen në mënyrë të konsiderueshme energjinë duke qenë se shpejtësia e ventilatorëve ulet sapo arrihet vlera e dëshiruar e temperaturës në ambjent.
Pompë kondensati
Seritë VBM janë të pajisura me një pompë kondensati të inkorporuar.