Secondary Adv

Seria Kasete PLFY-P VFM

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Seria Kasete PLFY-P VFMF

Instalim i thjeshtë

Lartësia mbi tavan prej vetëm 245 mm bën të mundur instalimin e këtyre njësive edhe në tavane me hapsira të ngushta. Instalimi është më i thjeshtë dhe më i shpejtë falë peshës të lehtë të njësisë (vetëm 15 kg) dhe ganxhave të përkohshme që janë të vendosura në grilën e njësisë.

 

Kontroll i avancuar i rrymës së ajrit

Kontrolli i ri i rrymës së ajrit eleminon tërësisht ndjesinë jo komforte të rrjedhjes së ajrit. Kjo falë rrymave të ajrit që përhapen në mënyrë horizontal përgjatë tavanit duke maksimizuar efektin Coanda. Për më tepër, mundësia e vendosjes së 5 llojeve të ndryshme të pozicioneve të fletëve të ajrit (në ndryshim nga njësia e mëparshme që kishte vetëm 4) bëhet e mundur të arrihet komfort më i lartë.

 

3D i-see sensor

Sensori i ri 3D dallon pozicionin dhe numrin e njerëzve në ambjent. Sapo një person dallohet nga sensori, automatikisht përshtatet këndi i fletës së ajrit. Secila prej fletëve mund të vendoset në mënyrë të pavarur prej njëra-tjetrës në metodën “Rrymë ajri direkte” ose “Rrymë ajri indirekte” në bazë të preferencave. Sensori 3D dallon numrin e njerëzve në një ambjent dhe përshtat fuqinë sipas rastit. Në këtë mënyrë, aktivizohet operacioni automatik kursimit të energjisë, veçanarisht i nevojshëm në ambjente ku numri i njerëzve ndryshon vazhdimisht.

 

I qetë në punim

Falë motorit DC inverter dhe Ventilatorëve turbo 3D, nivelet e zhurmës së punimit janë reduktuar nga 2-4 dB(A) duke mundësuar kondicionim më të qetë dhe më komfort.