Secondary Adv

Seria Tavanore PCFY-P VKM, UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Seria Tavanore PCFY-P VKM

Të dizenjuara dhe të prodhurara për një operacion të qetë dhe mirëmbajtje të thjeshtuar, këto njësi ofrojnë efiçencë, komfort dhe performancë të lartë në kondicionim.

 

Rrjedhje ajri e optimizuar

Rrjedhja e ajrit është e optimizuar në mënyrë të tillë që t’i përshtatet gjatësisë së tavanit. Mund të arrihet komfort dhe efikasitet maksimal edhe për lartësi të tavanit deri në 4.2 m.

 

Njësi ekstremisht elegante

Jashtëzakonisht i hollë dhe me kurba elegante, seria PCFY i shkon çdo lloj dekori të brendshëm. Njësia e brendshme përbëhet nga një dalje e vetme ajri fleta e të cilës mbyllet dhe puthitet plotësisht kur njësia fiket.

  

Instalim shumë i lehtë

Në sajë të konfigurimit muror të njësisë, nuk është e nevojshme të çmontohet nga muri e gjithë njësia e brendshme, gjë që shkurton kohën e instalimit. Për më tepër, pompa e kondensatit mund të montohet në të djathë ose në të majtë të njësisë.

 

Përshtatje automatike e shpejtësisë së ventilimit

Sikurse 4 parametrat e veçantë të shpejtësisë së ventilatorit, seria PCFY ju jep mundësinë e përshtatjes së shpejtësisë së ventilimit në lidhje me kushtet e ambjentit: shpejtësia e ventilatorit vendoset më e madhe kur njësia ndizet për të arritur kushtet e dëshiruara më shpejt dhe vjen duke u reduktuar automatikisht sapo është arritur pika e dëshiruar e komfortit.

 

Hapje automatike e fletëve të ajrit

Funksioni i hapjes automatike të fletëve të ajrit bën që ajri të shpërndahet në mënyrë uniforme. Hapja poshtë dhe lart në mënyrë automatike e fletëve, bën që ajri të shpërndahet në çdo cep të dhomës.