Secondary Adv

Grupues ngarkesash N20-N25 C Linde, EMC shpk (Engineering Maintenance Center)

EMC shpk (Engineering Maintenance Center)

 



Përshkrimi

Grupues ngarkesash N20-N25 C Linde

Order Pickers (mjet për formimin e porosisë) LINDE të serisë N20 - N25 C janë mjete të përdorimit universal në një magazinë falë aftësisë për ngritjen e peshave të rënda dhe karakteristikave dinamike të drejtimit gjatë drejtimit të tyre. Pirunët e gjatë bëjnë të mundur kapjen e tre paletave njëherësh kur pesha e tyre nuk i kalon 2000 ose 2500 kg. Ndërtimi klasik i këtyre mjeteve të lejon të kesh fushëpamje në 360? ndaj dhe është e mundur të bëhen manovra fleksibël edhe në magazinat me hapësira të ngushta pune. Me ndihmën e motorit tre-fazor me fuqi 3 kW, operatori mund të arrijë shpejtësinë e lëvizjes deri në 14 km/orë. Siguria maksimale garantohet nga fortësia e mjetit dhe nga rregullimi automatik i shpejtësisë së lëvizjes. Rëndësi të veçantë i kushtohet komoditetit të operatorit dhe organizimit të ambientit të tij me qëllim arritjen e rendimentit maksimal në punë.