Secondary Adv

Pirun elektrik Linde E20 - E35 R, EMC shpk (Engineering Maintenance Center)

EMC shpk (Engineering Maintenance Center)

 



Përshkrimi

Pirun elektrik Linde E20 - E35 R

Forklift (pirunë) elektrik E20- E35 R, ofrohen në një gamë të gjerë modelesh. Dizenjo e veçantë e LINDE, është një model me kundrapeshë që për më tepër garanton edhe një shikueshmëri panoramike. Në pjesën e tavanit të ketyre mjeteve janë të montuara mbrojtëse të përforcuara dhe cilindrat e pjerrësimit të kollonës. Kjo mënyrë e ndërtimit të mjetit i lejon operatorit të ketë një shikueshmëri të pakufizuar edhe kur sistemon ngarkesa në lartësi. Nëse është e nevojshme në tavan mund të montohet nje xham i blinduar i cili ofron mundësinë e të parit edhe lart. Këto mjete janë të pajisura me dy elektromotorë të fuqishëm të integruar në aksin e përparëm, të cilët realizojnë një performancë të lartë të lëvizjes.Sistemi i menaxhimit të energjisë i zhvilluar nga LINDE, garanton një konsum inteligjent të energjisë.