Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Transpaleta LINDE T16L
Transpaletat LINDE të serisë T16 L të pajisura edhe mekanizmin për ngritjen e ngarkesës deri në 675 mm thjeshtojnë shumë punën në rastet e përzgjedhjes së rastësishme të ngarkesave të porositura. Me anë të këtyre pajisjeve operatori mund t'a ngrejë ngarkesën në lartësi komode duke e bërë më të thjeshtë sistemimin ose marrjen e mallrave nga raftet. Struktura prej çeliku e këtyre transpaletave është shumë e fortë gjë që bën që mjeti të jetë rezistent ndaj dëmtimeve dhe ndaj përdorimit të vazhdueshëm. Shasia e ulët e këtyre transpaletave garanton sigurinë e këmbëve të operatorit. Motori elektrik tre-fazor i këtyre mjeteve është i fuqishëm dhe garanton një përshpejtim të mirë të mjetit edhe kur ai është i ngarkuar me ngarkesën maksimale prej 1600 kg. Përsa i përket ngritjes së ngarkesave në lartësinë deri në 675 mm ngarkesa maksimale duhet të jetë jo më shumë se 800 kg.