Secondary Adv

Transpalete me peshore Linde M25 Scale+, EMC shpk (Engineering Maintenance Center)

EMC shpk (Engineering Maintenance Center)

 



Përshkrimi

Transpalete me peshore Linde M25 Scale+

Transpaletat LINDE të serisë M25 Scale+ kanë të integruar një peshore me gabim në matje me vetëm 500 gram. Kjo do të thotë që përdoruesve të tyre u kursehet një lëvizje për deri tek peshoret e jashtëme, pra kursehet kohë gjatë përpunimit të ngarkesave. LINDE ofron edhe printera me skedë memorie për ato përdorues që dëshirojnë të ruajnë peshat e matura. Këto transpaleta kanë një strukturë të fortë dhe garantojnë një efektivitet të lartë në punë. Ato janë shumë të manovrueshme dhe kanë një qëndrushmëri shumë të mirë. Për këtë arsye ato janë në gjendje të shërbejnë për një kohë të gjatë pa patur nevojë për mirëmbajtje. Duart e operatorit janë të mbrojtura nga një dorezë e gjerë. Transpaletat LINDE të tipit M25 Scale+ mund të ngrenë dhe të transportojnë ngarkesa me peshë deri në 2500 kg.