Secondary Adv

Astar epoksid dy komponentesh per siperfaqe metalike GRUNDRUB, DEUTSCHCOLOR

DEUTSCHCOLOR

 



Përshkrimi

Astar epoksid dy komponentësh për sipërfaqe metalike me përmbajtje fosfat zinku i një cilësie të lartë

Karakteristikat e produktit

• Tharje e shpejtë

• Ngjitje e shkëlqyer

• Rezistencë kimike ndaj gërryerjes dhe ujit të detit

• Mund të përdoret si astar ose shtresë e mesme në mjedise atmosferike agresive

 

Rekomandimet për përdorim

Rekomandohet të përdoret si astar mbi të gjitha sipërfaqet metalike që janë të destinuara për përdorim në ambiente të brendshme dhe kryesisht të jashtme. Përdoret sidomos në ato raste kur kërkohet rezistencë shumë e lartë ndaj ndryshkut dhe kur sipërfaqet metalike janë të ekspozuara ndaj agjentëve korrodues. Përdoret për lyerjen e konstruksioneve metalike që janë të destinuara për përdorim në ambiente industriale, si për shembull kapanone, ura, shkallë, cisterna metalike, makineri, etj. Rekomandohet të përdoret kryesisht në industrinë detare për lyerjen e mjeteve të transportit, anijeve si edhe për makineritë e punës në zona portuale.

 

Ruajtja

36 muaj, me kusht që kanaçet të jenë të mbyllura dhe në kushte normale ruajtjeje.

Shënime

• Rekomandohet që të shmanget aplikimi i produktit në temperatura nën 5ºC