
Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Astar epoksid dy komponentësh me bazë solventi që shërben për dysheme industriale
Karakteristikat e produktit
• Depërtim i lartë
• Ngjitje e shkëlqyer
• Përforcim i sipërfaqes
• Rezistencë e lartë kimike
• Rezistencë e lartë ndaj gërryerjes
Rekomandimet për përdorim
Përdoret në të gjitha dyshemetë e brendshme dhe të jashtme, ku duam të krijojmë ambiente me rezistencë të lartë kimike dhe mekanike, pas vendosjes së shtresës së betonit dhe para aplikimit të bojës epokside si dhe për lyerjen dhe mbrojtjen e sipërfaqeve të betonit ku kemi aktivitet të lartë mekanik si edhe agresion kimik para se të trajtohet me bojën epokside, të tilla si oficina, spitale, ambiente industriale, pompa karburanti, depo farmaceutike, etj, para se të bëhet trajtimi final me bojën epokside.
Ruajtja
36 muaj nëse ruhet në një vend të thatë, larg burimeve të nxehtësisë, në një temperaturë midis +5°C dhe +30°C. Mbrojeni nga ngrica.
Shënime
• Në sipërfaqe të betonit të freskët produkti rekomandohet të aplikohet të paktën pas 30-40 ditësh.
• Rekomandohet të shmangni aplikimin e produktit në temperatura nën 5ºC.