Secondary Adv

Boje e brendshme hidromat per ngjyra te forta HARMONY, DEUTSCHCOLOR

DEUTSCHCOLOR

 



Përshkrimi

Bojë hidromat me bazë emulsioni akrilik. E përshtatshme për përdorim të brendshëm, në rastet kur kërkohen ngjyra të forta

 

Karakteristikat e produktit

• Bardhësi e shkëlqyer

• Gjendet në bazën W

• Sipërfaqe të lëmuar mat

• Mbulueshmëri e shkëlqyer

• Mban ngjyra shumë të forta

• Aplikim i lehtë dhe cilësi të mira nivelimi

 

Rekomandimet për përdorim

Përdoret në të gjithë muret dhe tavanët e brendshëm, të rinj, të vjetër dhe të lyer më parë me bojë, me bazë çimento, gëlqere, gips, dhe në çdo lloj ambienti të brendshëm, dhoma gjumi, tualete, dhoma ndenjjeje, ambiente zyrash, shërbimesh etj.

 

Ruajtja

24 muaj nëse ruhet në një vend të thatë, larg burimeve të nxehtësisë, në një temperaturë idis +5°C dhe +30°C. Mbrojeni nga ngrica.

 

Shënime

• Në sipërfaqe të betonit të freskët produkti rekomandohet të aplikohet të paktën pas 30- 40 ditësh.

• Rekomandohet që të shmanget aplikimi i produktit në temperatura nën 5ºC.