Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Bojë dy komponentëshe me bazë epokside për krijimin e dyshemeve industriale me rezistencë kimike dhe mekanike të lartë
Karakteristikat e produktit
• Shkëlqim i lartë
• Ngjitje e shkëlqyer
• Qëndrueshmëri ndaj klorimit
• Rezistencë e lartë ndaj gërryerjes dhe ujit të kripur
Rekomandimet për përdorim
Përdoret në të gjitha dyshemetë e brendshme dhe të jashtme, ku duam të krijojmë ambiente me rezistencë të lartë kimike dhe mekanike, për nivelimin e të gjithë dyshemeve të brendshme dhe jashtme, pas vendosjes së shtresës së betonit. Përdoret për lyerjen dhe mbrojtjen e sipërfaqeve të betonit ku kemi aktivitet të lartë mekanik si edhe agresion kimik, të tilla si oficina, spitale, ambiente industriale, pompa karburanti, depo farmaceutike, etj.
Ruajtja
36 muaj nëse ruhet në një vend të thatë, larg burimeve të nxehtësisë, në një temperaturë midis +5°C dhe +30°C. Mbrojeni nga ngrica.
Shënime
• Në sipërfaqet e freskëta të betonit produkti rekomandohet të aplikohet të paktën pas 30-40 ditësh.
• Rekomandohet të shmangni aplikimin e produktit në temperatura nën 5ºC.