Secondary Adv

Boje per siperfaqe metalik baze epokside kunder ndryshkut EPO FARBE SV, DEUTSCHCOLOR

DEUTSCHCOLOR

 



Përshkrimi

Bojë për sipërfaqe metalike dy komponentësh me bazë epokside, e disponueshme në disa ngjyra të ndryshme

Karakteristikat e produktit

• Rezistencë UV

• Shkëlqim i lartë

• Ngjitje e shkëlqyer

• Ngjitje në bojë alkide

• Ngjitje në sipërfaqe me ndryshk

• Depërtim i lartë në sipërfaqe me ndryshk

• Rezistencë kimike ndaj gërryerjes dhe ujit

 

Rekomandimet për përdorim

Rekomandohet të përdoret si bojë mbi të gjitha sipërfaqet metalike që janë të destinuara për përdorim në ambiente të brendshme dhe kryesisht të jashtme. Përdoret sidomos në ato raste kur kërkohet rezistencë shumë e lartë dhe kur sipërfaqet metalike janë të ekspozuara ndaj agjentëve korrodues. Përdoret për lyerjen e konstruksioneve metalike që janë të destinuara për përdorim në ambiente industriale si për shembull kapanone, ura, shkallë, cisterna metalike, makineri, etj. Rekomandohet të përdoret kryesisht në industrinë detare për lyerjen e mjeteve të transportit, anijeve si edhe për makineritë e punës në zona portuale.

 

Ruajtja

36 muaj, me kusht që kanaçet të jenë të mbyllura dhe në kushte normale ruajtjeje.

Shënime

• Rekomandohet që të shmanget aplikimi i produktit në temperatura nën 5ºC