Secondary Adv

Boje per vijezimin e fusha sportive RESIN SLP, DEUTSCHCOLOR

DEUTSCHCOLOR

 



Përshkrimi

Bojë me bazë rezinash akrilike në dispersion ujor, për vijëzime në fusha sportive të brendshme dhe të jashtme.

KARAKTERISTIKAT

Bojë për ambiente të brendshme dhe të jashtme me bazë rezinash akrilike në dispersion ujor dhe fillerash me granulometri të seleksionuar. Për shkak të formulacionit të produktit, RESIN SLP ka mbulueshmëri shumë të mirë dhe jetëgjatësi. Produkti ka rezistencë te lartë ndaj kushteve të ndryshme të motit dhe ndaj gërryerjes. Produkti ka veti shumë të mira ngjitëse si në sipërfaqë të reja ashtu edhe në ato të paralyera.

 

REKOMANDIME PËR PËRDORIM

RESIN SLP përdoret për vijëzime të fushave sportive si për shembull, fusha tenisi, fusha basketbolli, fusha handbolli, fusha volejbolli, pistën e tartarit në fusha futbolli, etj.

 

PAKETIMI

Kova plastike 4Kg

KONSUMI

Sipërfaqe e lëmuar: 250 – 300 gr/m2/ shtresë

 

JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA

Ruhet në një ambalazh të mbyllur mirë në mjedise të thata me hije dhe me lagështi të ulët.