Secondary Adv

Boje plastike mbi te cilen fshihen shenime dhe vizatimet e femijeve SCHICK FARBE, DEUTSCHCOLOR

DEUTSCHCOLOR

 



Përshkrimi

Bojë plastike speciale mbi të cilën mund të shkruash dhe të fshish shënime ose vizatime të ndryshme

Karakteristikat e produktit

• Bardhësi superiore

• Nuk përmban amoniak

• Aftësi të mira mbuluese

• Veti të mira punimi dhe nivelimi

• Aftësi të mira ngjitëse dhe thahet shpejt

• Rezistencë të mirë ndaj larjeve të shpeshta

• Karakterizohet nga një sipërfaqe e hollë dhe mjaft e lëmuar pasi aplikohet

• Nuanca të shkëlqyera që karakterizohen nga një qëndrueshmeri afatgjatë e ngjyrave

 

Rekomandimet për përdorim

Përdoret në mure të rinj dhe të vjetër të lyer më parë me bojë me bazë çimento, gëlqere dhe gips. Gjen përdorim në mure shkollash, zyrash dhe institucione të tjera.

 

Ruajtja

36 muaj nëse ruhet në një vend të thatë, larg burimeve të nxehtësisë, në një temperaturë midis +5°C dhe +30°C. Mbrojeni nga ngrica.

 

Shënime

• Rekomandohet që sipërfaqet ku aplikohet produkti të mos lahen për një periudhe rreth 30 ditore pasi është kryer aplikimi.

• Në sipërfaqe të reja të betonit rekomandohet që Aplikimi i produktit të kryhet së paku pas 30-40 ditësh.