Secondary Adv

Hidroizolues i lengshem elastik ISOLINE, DEUTSCHCOLOR

DEUTSCHCOLOR

 



Përshkrimi

Hidroizolues i lëngshëm elastik

ISOLINE është një produkt i gatshëm për përdorim i cili aplikohet me furçë ose me rrul. Pas tharjes formon një membrane shumë elastike e cila është e papërshkueshme nga uji dhe lejon avullimin e tij.

Rekomandime për aplikim

ISOLINE është ideal për hidroizolimin e sipërfaqeve, si ballkone, banjo, etj, përpara vendosjes së pllakave qeramike. Është i përshtatshëm për të gjitha sipërfaqet e dyshemesë ose të murit të ndërtuara me beton, pllaka gipsi etj. Ky produkt nuk mund të aplikohet në sipërfaqe ku ka presion uji.

 

RUAJTJA DHE JETËGJATËSIA

18 muaj në qoftë se ruhet në paketim origjinal të mbyllur, në vende të thata, e mbrojtur nga ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj rrezeve të diellit.

 

APLIKIMI

ISOLINE aplikohet me furçë ose rrul me dy shtresa pasi shtresa e HYDRO PRIMER të jetë tharë plotësisht. Shtresa e dytë duhet të aplikohet pasi shtresa e parë të jetë tharë. Membrana hidroizoluese e ISOLINE duhet të përforcohet në këndet e dyshemesë dhe në hapësirat e fugave duke përdorur një rrjetë me fije qelqi e tipit 65 g/m2. Mjetët e punës duhet të pastrohen ndërkohë që ISOLINE është akoma i patharë. Vendosja e pllakave qeramike duhet bërë duke përdorur një ngjitës me veti elastike ose duke përdorur LATEX si elastifikues për ngjitësin.

KONSUMI

1 -1.2 lt / m2

PAKETIMI

Kova plastike 5Kg / 15Kg / 20Kg.