Secondary Adv

Llac per riparime strukturash betoni me tharje te shpejte A11 BETOGROUT, DEUTSCHCOLOR

DEUTSCHCOLOR

 



Përshkrimi

Llaç me bazë çimento me tharje të shpejtë për riparime strukturash betoni, ankorime

KARAKTERISTIKAT

-Rezistencë e lartë mekanike

-Nuk tkurret

-Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm

-Ofron punueshmëri të lartë, ngjitshmëri, rezistencë ndaj ngricës, goditjeve dhe lagështisë.

– Për arsye të lidhjeve hidraulike, të polimerëve të posaçme, të inertëve të përzgjedhura dhe të fibrave sintetike që përmban, nuk çahet.

 

REKOMANDIME PËR PËRDORIM

BETOGROUT A11, i përshtatshëm për riparime të shpejta të elementëve prej betoni, fiksime, ankorime, vulosje vrimash, krijim ulluqesh. Përdoret atje ku nevojitet rezistencë e lartë dhe shpejtësi punimesh.

 

APLIKIMI

Hidhni pluhurin çimentor në ujë të pastër, në raport 25 kg pluhur në 5,5 lt ujë dhe përzieni masën me trapan me xhiro të ulëta ose betoniere derisa të krijohet një masë homogjene, e përshtatshme për çdo përdorim. Masa ngelet e punueshme për 10 minuta dhe zbatohet ose me mistri për riparime ose me makineri hedhëse nëse sipërfaqet kanë nevojë për një material mbulues me rezistencë të lartë mekanike.

KONSUMI

Rreth 18 kg/m2 /cm trashësi shtresë

 

PAKETIMI

Thasë letre 25Kg