Secondary Adv

Ngjites me baze cimento per pllakat qeramike, gres, porcelan FM047, DEUTSCHCOLOR

DEUTSCHCOLOR

 



Përshkrimi

Ngjitës me bazë çimento për ngjitjen e pllakave qeramike, gres, porcelan, etj.

KLASIFIKIMI I PRODUKTIT

FM 047 është klasifikuar si C2T sipas EN 12004, baza C – çimento, 2 – ngjitës me forcë ngjitëse të lartë, T – antirrëshkitshmëri.

 

KARAKTERISTIKAT

– Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.

– Për ambiente me lagështi.

– Punueshmëri e mirë.

– Për fiksimin e pllakave qeramike, gres dhe porcelan.

– Për fiksimin e pllakave qeramike, gres dhe pllakave prej porcelani në sipërfaqe gipsi të trajtuar me FM PRIMER.

FUSHA E PËRDORIMIT

FM 047 përdoret për shtrimin e pllakave prej qeramike, gres, porcelani dhe pllakave të dimensioneve të ndryshme në sipërfaqe të ndryshme të tilla si: beton, veshje izoluese, çimento, suva, pllaka të vjetra, etj. Ky produkt është i përshtatshëm për brenda dhe jashtë. FM 047 gjithashtu mund të aplikohet në sipërfaqe të deformueshme si: pllaka gipsi, druri apo dysheme me ngrohje qëndrore kur bëhet përforcimi i tij me adetivin LATEX, i cili përmirëson parametrat teknike ngjitëse.

PAKETIMI

Thasë letre 25 Kg.

JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA

12 muaj, në qoftë se ruhet në kushte normale dhe në paketimin origjinal, i mbrojtur nga ekspozimi direkt ndaj diellit dhe acarit