
Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Ngjitës për tapetet e barit sintetik, me bazë poliuretani.
KARAKTERISTIKAT
– PU S880 është ngjitës sintetik me bazë poliuretani.
– PU S880 nuk përmban solvent.
– PU S880 arrin një nivel të lartë të fleksibilitetit dhe ngjitshmërie.
– PU S880 siguron ngjitshmëri të lartë në çdo lloj suporti.
– PU S880 siguron punueshmëri të mirë edhe në temperatura të ulëta.
PROÇEDURA E APLIKIMIT
Përgatitja e sipërfaqes
Sipërfaqja duhet të parapërgatitet sipas kushteve teknike të standarteve për fushat sportive.
APLIKIMI
Para përdorimit, përzieni ngjitësin. Nëse kemi formimin e cipës sipërfaqësore, në çdo rast bëhet heqja e saj. PU S880 aplikohet mbi sipërfaqe me anën e një malle të dhëmbëzuar të përshtatshme për parkete. Koha e punueshmërisë e produktit PU S880 është maksimalisht 30 minuta në kushte normale temperature dhe lagështie. Nëse gjatë aplikimit shohim formimin e cipës ngjitësi hiqet dhe riaplikohet.
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
12 muaj nëse ruhet në paketim origjinal dhe të pahapur në vënde të thata
Paketimi
Kova plastike 5Kg / 15Kg