Secondary Adv

Stuko patinimi me baze akrilike per riparimin e plasaritjeve SPACHTEL ELASTISCH, DEUTSCHCOLOR

DEUTSCHCOLOR

 



Përshkrimi

Stuko patinimi me bazë akrilike, e përbërë nga filler me granulometri të seleksioniuar dhe adetivë specialë për riparimin e plasaritjeve në mure dhe tavane. Përdoret për riparim në ambientet e brendshme dhe të jashtme

Karakteristikat e produktit

• Nuk krijon çarje

• Ngjitje e fortë

• Elasticitet i mirë

• Ngjyrë e bardhë

• Aplikim dhe zmerilim i lehtë

• Mbulueshmëri shumë e mirë

• Nuk ka tkurrje edhe me cipë të trashë

Rekomandimet për përdorim

Përdoret për lëmimin e mureve në të gjithë ambientet e brendshme të banimit, ku duam të krijojmë sipërfaqe të lëmuar dhe të drejtë, për riparimin e plasaritjeve dhe sipërfaqeve të dëmtuara në ambiente të brendshme si dhoma, kuzhina, tualete, etj. Përdoret për riparimin e plasaritjeve dhe sipërfaqeve të dëmtuara në ambiente të jashtme si fasada, etj.

Ruajtja

24 muaj nëse ruhet në një vend të thatë, larg burimeve të nxehtësisë, në një temperaturë midis +5°C dhe +30°C. Mbrojeni nga ngrica.

Shënime

• Në sipërfaqet e freskëta të betonit produkti rekomandohet të aplikohet të paktën pas 30-40 ditësh.

• Rekomandohet të shmangni aplikimin e produktit në temperatura nën 5ºC.