Secondary Adv

Stuko per mbushjen e fugave INTENSE, DEUTSCHCOLOR

DEUTSCHCOLOR

 



Përshkrimi

Stuko për mbushjen e fugave,me granulometri të seleksionuar dhe me një qëndrueshmëri të lartë ndaj ujit; shërben për mbushjen e fugave nga 0 – 8 mm.

KARAKTERISTIKAT

-Është material në formë pluhuri me bazë çimento,me pluhur guri natyral me granulometri të seleksionuar, rezina sintetike, adetivë hidrofobikë dhe pigmente ngjyrues.

-Punueshmëri dhe hapje mjaft e mirë.

-Pastrohet lehtësisht.

-Në përfundim jep një sipërfaqe të lëmuar.

-I papërshkueshëm nga uji.

-Rezistencë të lartë kundrejt bazave (alkaleve) dhe detergjentëve.

-Rezistente ndaj gërryerjes (korrozionit)

-Rezistente ndaj rrezatimit UV.

-Parandalon proçesin e floreshencës.

-Sipas klasifikimit të EN 13888 i përket kategorisë CG2.

 

MËNYRA E APLIKIMIT

Hapësirat midis pllakave mbushen lehtësisht duke përdorur një mallë prej gome. Heqja e masës së mbetur duhet të bëhet me një sfungjer të lagësht në momentin kur INTENSE të ketë arritur qëndrueshmërinë, konsistencën e kërkuar (konsistencë kjo që arrihet për rreth 20 minuta mbas aplikimit të INTENSE). Pastrimi përfundimtar i pllakave bëhet me një copë të thatë. Pastrimi përfundimtar mund të bëhet edhe mbas një dite kur materiali është forcuar, në këtë rast zgjidhet një copë e përshtashme për pastrim.

PAKETIMI

Thasë plastik 2Kg / 5Kg

 

JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA

24 muaj nëse ruhet në paketimin e vet origjinal të pahapur.