Secondary Adv

Kondicioner multisplit, VITOCLIMA 300-S-HE Viessmann

Altec

 



Përshkrimi

Kondicioner multisplit, VITOCLIMA 300-S-HE Viessmann

Gama e re e kondicionerëve multi-free inverter Vitoclima 300-S të prodhuara nga gjigandi Viessmann është e vetmja zgjidhje ideale kur bëhet fjalë për nevojën e klimatizimit ë banesave, zyrave apo të strukturave të vogla, të mesme si në stinën e verës ashtu edhe në dimër. Një njësi e vetme e jashtme është në gjendje të furnizojë deri në 4 njësi të brendshme dhe të jep mundësinë për të zgjedhur lirshëm midis modeleve murale, kanalizato, të tipit kasetë, tavanor apo edhe nëpërmjet dyshemesë. Eficiencë dhe projektim E gjithë gama e Vitoclima 300-S përdor ftohësin R32, i cili ka përparësi të shumta për mbrojtjen e mjedisit dhe kursimin e energjisë. Efikasiteti i modeleve të reja lejon që ato të klasifikohen në kategorinë A +++ të eficiencës së energjisë në ftohje dhe A ++ në ngrohje. Njësitë e brendshme karakterizohen nga një projektim perfekt, unik dhe elegant në pamje të parë. Nivel zhurme i ulët Cilësia e mjedisit në të cilin jetojmë gjithashtu varet nga niveli i perceptuar i zhurmës. Vitoclima 300-S garanton rehati të lartë akustike: niveli i perceptuar i zhurmës bie deri në 24dB (A). Funksioni i delagështimit Funksioni i delagështimit ju lejon të eliminoni lagështinë e tepërt në ajrin e dhomave, duke krijuar një ndjenjë të lartë rehatie dhe në të njëjtën kohë realizon zvogëlimin e mundësisë së formimit të mykut.