
.jpg)
Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Ashensor Hidraulik
Vertikus sjell ne Shqiperi nje nga prodhuesit lider ne prodhimin e ashensoreve dhe sistemeve hidraulike.
Ashensoret Hidraulike jane zgjidhje shume ekonomike dhe praktike per objekte deri ne 6 kate.
Keto ashensore vihen ne levizje nepermjet vajit hidraulik, pompes dhe pistonit. Sistemet e avancuara elektronike te ashensoreve hidraulike mundesojne nje levizje pa tronditje, nivelim perfekt ne kate, sisteme automatike rinivelimi, etj.
Keto ashensore gjejne perdorim shume te mire ne:
- Objekte rezidenciale deri ne 6 ndalesa
- Objekte ekzistuese, pallate te ndertuara perpara viteve 1990.
- Objekte ku hapsira per ashensor eshte e kufizuar.
- Vila dhe shtepi
- Dyqane dhe markete
- Hotele me pak kate
Ashensoret hidraulik jane gjithashtu shume te perdorshem per perdorim industrial dhe ngarkesa te renda si psh:
- ashensore mallrash te ngarkesave deri ne 12,500 kg apo me shume
- ashensore makinash
- ashensore per magazine
- ashensore per spitale
- platforma hidraulike
Ashenoret hidraulike kane kosto mirembajtje te ulet dhe nisur nga numri me i pakte i komponenteve defektet jane me te rralla.
Specifikimet me te kerkuara per keto ashensore jane:
Sistemi i levizjes: Hidraulik
Numri i ndalesave: 2 – 6 ndalesa
Shpejtesia: 0.15 – 1.0 meter per sekond
Peshembajtja: 450 – 2000 kg (mundesi per ngarkesa deri ne 12,500 kg)
Destinimi: Persona, mallra, persona dhe mallra
Cdo ashensor ndertohet sipas nevojes se cdo klienti me mundesi zgjdhje te materialeve te kabines, dyerve, butonave etj sipas deshires dhe buxhetit te cdo klienti.