Secondary Adv

Dioksid karboni i ngurte, Messer Albagaz

Messer Albagaz

 



Përshkrimi

Dioksid karboni i ngurte

APLIKIMET E DIOKSIDIT TË KARBONIT

Inertizimi: dioksidi i karbonit ofron avantazhin që nuk reagon ndaj gazeve të tjerë në temperatura më të ulëta. Zëvendësimi i oksigjenit nga dioksidi i karbonit në ajër, do të zvogëlojë ndezshmërinë e përmbajtjes së ndezshme në një mjedis. Kështu, mund të shmanget një rrezik zjarri nëse përmbajtja e oksigjenit zvogëlohet për disa përqind dhe zëvendësohet me dioksid karboni. Kjo aplikohet në ruajtjen e produkteve ushqimore dhe në një shkallë më të madhe në proceset metalurgjike dhe kimike.

 

Saldimi dhe përpunimi i metaleve: në temperatura më të larta (shiko ekuilibrin Boudoir), CO2 gjithashtu formon CO (monoksid karboni), një përbërës që mund të reagojë me sipërfaqen e metalit. Kjo përdoret kryesisht në përpunimin dhe prodhimin e metaleve. C në CO vendoset në metal dhe ndryshon vetitë e sipërfaqës së metalit. Përdorimi i gjerë i këtij efekti bëhët në saldimin dhe përpunimin e metaleve (dhe gjithashtu në kimi)

 

Shuarja: një sasi e shtuar e CO2 në ajër e bën zemrën tuaj të rrahë më shpejt. Kjo është arsyeja pse dioksidi i karbonit shpesh përdoret në gazet e shuarjes sepse lejon njerëzit në një mjedis zjarri të nxjerrin më shumë oksigjen nga ajri. A e dini se gjithasthu CO2 ka një efekt të ngjashëm në lëkurë si Botox? (Vetëm se është me kohëzgjatje shumë më të shkurtër.)

 

Akulli i thatë: nën presionin atmosferik, dioksidi i karbonit nuk është lëng. Ai bëhet menjëherë i ngurtë (akulli i thatë). Ndër të tjera, ky efekt përdoret për të nxjerrë komponentët medicinalë nga barërat.

 

Kapaciteti i ngrirjes: dioksidi ti karbonit ruhet nën presion në një bombul dhe ruan formën e tij të lëngshme atje. Lëngu në bombulën e gazit mund të përdoret si gaz ose si lëng. Kur dioksidi i karbonit del nga bombula në formë të lëngshme, ai menjëherë kthehet në akull të thatë. Ky kapacitet ftohës mund të përdoret për ngrirjen e shpejt të produkteve ushqimore, ftohjen e kontrolluar të proceseve kimike dhe për prodhimin e ilaçeve. Ka shumë aplikime të tjera speciale të këtij gazi ftohës (refrigerant) që nuk lënë asnjë gjurmë. Kjo për shkak se akulli i thatë avullon dhe kthehet në mjedisin e tij natyror, ajrin. Përdoret për tkurrjen e tubave të bakrit dhe metaleve në instalimet sanitare dhe madje edhe për ngrirjen e ujit në tuba. Në këtë mënyrë mund të mirëmbahet një instalim i ngrohjes pa kullimin e ujit nga tubat.