Secondary Adv

Ndricues LED i sheshte Knauf Daylight, Knauf Albania

Knauf Albania

 



Përshkrimi

Ndricues LED i sheshte me cilesine e dritës natyrale

Dizajn dhe Estetikë

Knauf Daylight është një ndriçues i sheshtë, i cili integrohet plot stil në tavane dhe mure. Ai është i gatshëm dhei instalohet lehtësisht dhe shpejt në sistemet e thata ekzistuese Knauf.

Falë teknologjisë së ndriçimit LED arrihet afrimi me cilësinë e dritës natyrale, që ofron një ndriçim të jashtëm homogjen dhe një atmosferë të këndshme për ambientin e brendshëm, kështu që Knauf Daylight përshtatet në mënyrë ideale si me ambientet e zyrave ashtu edhe me ato të banimit.

 

Detaje të produktit

Knauf Daylight është një ndriçues LED i gatshëm i përbërë nga:

Korniza

Ndriçues me difuzor të bardhë polikarbonat

Aparat rrjeti si një driver Multi-LED

Pulti

Kabull me rreze infra të kuqe

Knauf Daylight është në dispozicionin tuaj në dy madhësi dhe në dy ngjyra:

Knauf Daylight 300x300 mm

e bardhë e ngrohtë (3.700 Kelvin)

e bardhë e ftohtë (6.500 Kelvin)

Knauf Daylight 600x600 mm

e bardhë e ngrohtë (3.700 Kelvin)

e bardhë e ftohtë (6.500 Kelvin)

Nëpërmjet ndriçimit optimal duke iu referuar dritës dhe shpërndarjes së saj dhe treguesit të lartë të përsëritjes së ngjyrës (>80%) Knauf Daylight është i përshtatshëm për:

Zyra

Ambiente publike

Dyqane

Fabrika

Banesa

Restorante

dhe të ngjashme.

 

*LED janë dioda ndriçimi. Shkurtimi do të thotë Diodë Lëshuese Drite ose Light Emitting Diode. Ato shndërrojnë energjinë elektrike menjëherë në dritë të vazhdueshme dhe efiçente.