Secondary Adv

Pllake per mbrojtje nga rrezatimi elektromagnetik LaVita, Knauf Albania

Knauf Albania

 



Përshkrimi

Pllaka per mbrojtje nga rrezatimi elektromagnetik LaVita

Veshjet e mureve tuaja, muret ndarëse, tavanet dhe nënkulmet të realizuara me pllakat Knauf LaVita, përveç zë-izolimit, termo-izolimit dhe mbrojtjes nga zjarrit, mundësojnë edhe mbrojtje efikase dhe të matshme nga rrezatimet elektromagnetike.

 

Sistem efikas për mbrojtje nga rrezatimi elektromagnetik

Pakkush nuk reagon ndaj ndotjes së ambientit, nga i ashtuquajturi elektrosmog. Studime të shumta vërtetojnë se rrezatimet elektromagnetike kanë ndikim negativ tek njerëzit. Tek personat më të ndjeshëm simptomat janë pagjumësia, dhimbja e kokës, neurozat, lodhja apo shqetësimi i brendshëm. Ndërkohë, përdorimi i pajisjeve elektrike është shtuar dhe është bërë më kompleks. Në pamundësi për të hequr dorë nga përfitimet e teknologjisë bashkëkohore njeriut nuk i mbetet tjetër veçse të kërkojë mënyra për t’u mbrojtur nga ndikimi i rrezatimit elektromagnetik.

Knaufi ka zhvilluar një teknologji të re, e cila siguron mbrojtje efikase nga rrezatimet nëpër objekte: pllakën Knauf LaVita.

Pllaka mbrojtëse Knauf LaVita vepron nëpërmjet kartonit elektropërçues me fije karboni, që ndodhet në anën e pasme të saj.

Pllakat mbrojtëse Knauf LaVita montohen tek nënkonstruksionet metalike të mureve ndarëse, veshjeve të mureve apo tavaneve të varura.

Pllaka mbrojtëse Knauf LaVita montohet lehtë dhe shpejt sikurse pllakat standarde Knauf.

 

Problemet që ndeshen

ngarkesë e rritur me fusha alternative elektrike dhe valë elektromagnetike (telefonat celularë dhe pajisjet e aparatet pa kabëll)

investitori shumë herë nuk e di se me çfarë fushe elektrike do të rrethohet shtëpia e tij në të ardhmen

kërkesat më të larta për një jetesë më të rehatshme dhe më të shëndetshme

numri i transmetuesve të telefonisë celulare gjithnjë e më tepër në rritje

 

Zgjidhja: Knauf LaVita 

mbrojtje nga rrezatimi elektromagnetik me frekuenca të larta

mbrojtje nga fushat elektrike me frekuencë të ulët

mbrojtje domethënëse dhe e matshme

zgjidhje e pranueshme ekonomike

veshja e murit, përveç se zë-izoluese e termo-izoluese është njëkohësisht edhe sipërfaqe mbrojtëse

rregullatore e klimës (si tek pllakat standarde Knauf)

sistem i patentuar dhe i certifikuar