×
Secondary Adv

Kondicioner kasete me nje drejtim MLZ-KP

CLIMA POINT ALBANIA

 



Përshkrimi

Kondicioner kasetë me një drejtim MLZ-KP

 

Ju prezantojme një model të ri, kasetë me një drejtim split dhe multi, me pamje elegante dhe dimensione të reduktuara. Njësia është e pajisur me pompë për largimin e kondences dhe një xhep për vendosjen e modulit Wi-Fi.

 

Dizenjo fine dhe e thjeshtë

 

Dizajni i ri i MLZ-KP është i hollë, vetëm (185mm) dhe i thjeshtë për t’u instaluar. Instalohet në tavan duke ju falur hapësirë dhe komfort maksimal gjatë gjithë kohës.

 

Rrjedhje horizontale e ajrit

 

Kontrolli i ri i rrjedhës së ajrit eleminon ndjesinë e parehatshme të rrymave të ftohta të ajrit, duke realizuar shpërndarje horizontale përgjatë tavanit.

 

Programues javor

 

Vendosja e temperatures së dëshiruar dhe operacionit të fikjes dhe ndezjes, për t’ju përshtatur stilit tuaj të jeteses. Reduktoni konsuminin e energjisë duke vendosur orare për të mos harruar kondicionerin ndezur dhe për të eleminuar vendosjen e temperatures në mënyrë të herë pas herëshme.

 

Vendosja e rrjedhës së ajrit sipas lartësisë 

 

Zgjedhja e nivelit të dyfishtë të rrjedhës së ajrit është bërë për të akomoduar lartësi specifike të tavanit. Ky tipar është vendosur për të rregulluar rrjedhen e ajrit në mënyrë efektive, që ai të mos jetë shumë i fortë ose shumë i lehtë.

 

Kontrollues automatik i fletëve të ajrit

 

Fletët e jashtme të ajrit lëvizin posht-lart, majtas dhe djathtas duke përdorur pultin. Ky tipar i përmirësuar zgjidh problemin e rrymave bezdisëse të ajrit.