Secondary Adv

Kondicioner Tavanor PCA-HA per kuzhina, CLIMA POINT ALBANIA

CLIMA POINT ALBANIA

 



Përshkrimi

Kondicioner Tavanor PCA-HA per kuzhina

Njësia e brendshme, e përbërë prej inoksi, është e pajisur me një filtër pothuajse të padukshëm, i cili parandalon hyrjen e vajrave në brendësi të njësisë duke mundësuar kështu një ambjent të rehatshëm dhe pa aroma të pakëndshme në kuzhinat e mëdha.

Material Inoksi i paoksidueshëm
Për të mbrojtur sipërfaqen njësisë, është menduar që trupi i pajisjes të përbëhet prej materiali inoksi, në mënyrë që të mos oksidohet. Gjithashtu falë këtij materiali pastrimi i njollave dhe papastërtive të ndryshme është më i thjeshtë.

Cilësi e lartë e filtrit të thithjes së tymrave dhe vajit
Filtri i njësisë së brendshme ka performancë të lartë në thithjen e tymrave dhe vajrave që gjenerohen në kuzhinë.
Sistemi i filtrimit është më efiçent sesa filtrat e tjerë tradicional, pasi kjo njësi është ndërtuar për kuzhina.
Për më tepër, filtrat janë lehtësisht të çmontueshëm, kështu dhe pastrimi dhe mirëmbajtja e tyre.

Lehtësi në mirëmbajtjen dhe pastrimin e ventilatorit
Për të mundësuar një pastrim sa më të lehtë të ventilatorit, trupi i njësisë është lehtësisht i çmontueshëm, madje ka një kasë të vecantë ku vendoset ventilatori.
Në këtë mënyrë, ventilatori mund të çmontohet lehtësisht dhe pasi të pastrohet, vendoset sërish në trupin e njësisë.