Secondary Adv

Jet Towel Slim, CLIMA POINT ALBANIA

CLIMA POINT ALBANIA

 



Përshkrimi

Jet Towel Slim

Jet Towel është tharësi më efiçent i duarve me shpejtësi të lartë elektrike.  I projektuar me një dizenjo elegante, i qetë në punim, miqësor me mjedisin dhe ekonomik në përdorim, Jet Towel bën të mundur tharjen e përsosur të duarve në vetëm disa sekonda duke respektuar mjedisin dhe duke siguruar një higjenë maksimale. Tashmë vjen në versionin Slim dhe Smart si dhe me opsionin e aktivizimit ose çaktivizimit të ngrohësit.

Komfort dhe i qetë në punim
Jet Towel, falë shpejtësisë së lartë të ajrit garanton tharje të përsosur në vetëm 9-13 sekonda. Për më tepër, gjatë stinës së dimrit ngrohësi siguron rritjen e komfortit pasi e ngroh ajrin direkt duke e çuar temperaturën e tij deri në 35° C. Gjatë stinës së verës ngrohësi mund të mbahet i fikur dhe në këtë mënyrë kursehet energji. Niveli i zhurmës mund të reduktohet shumë thjeshtë, vetëm duke ndryshuar shpejtësinë e rrymës së ajrit. Modeli i ri Jet Towel Slim është përmirsuar në mënyrë të tillë që të jetë 2dB më i qetë gjatë punimit në krahasim me modelin e mëparshëm.

Ekonomik gjatë punimit
Një cikël tharje me Jet Towel konsumon rreth 15 herë më pak energji elektrike krahasuar me një tharës tradicional me ajër të ngrohtë. Përdorimi i letrave për tharjen e duarve ka një kosto ekuivalente me 35 cikle të kryera nga Jet Towel. Ndezja dhe fikja e Jet Towel kryhet nga sensorët të cilët dallojnë me precizion të lartë  futjen apo nxjerrjen e duarve, duke shmangur operacionet e zgjatura të panevojshme. Mirëmbajtja e lehtë dhe e thjeshtë bën që pajisja të jetë efiçente për më shumë se 3 600 orë punimi (e barabartë me më shumë se një million cikle tharje).

Higjenik
Njësia e cila është e hapur në të dyja anët, i mundëson përdoruesit të vendosë të dyja duart pa e prekur fare pajisjen duke siguruar higjenë maksimale. Të gjitha pjesët në kontakt me ujin janë të përbëra prej materiali kundra mikrobeve.