Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Knauf Safeboard jane pllaka gipsi në përputhje me normën DIN EN 520 me karakteristikën shtesë të mbrojtjes nga rrezet. Bërthama e gipsit për t’u dalluar nga pllakat e tjera, ka ngjyrë të verdhë.
Fusha e përdorimit
Pllakat rrezembrojtëse Safeboard përdoren ne ambientet e grafive në klinikat mjekësore dhe në spitale. Dihet që ambientet e grafive kërkojnë një mbështjellje kundër rrezeve për të mbrojtur ambientet që ndodhen aty pranë.
Knauf sistemet rrezembrojtëse me Safeboard e gjejnë përdorimin e tyre në fushën diagnostikimit dhe terapisë me fuqi të ulët rrezatimi.
Karakteristika:
- Mbrojtje ekonomike nga rrezatimi
- Pa shtresë plumbi
- Peshë e lehtë në krahasim me pllakat me shtresë plumbi
- Mbrojtje nga zjarri e ndërthurur me mbrojtje nga rrezatimi edhe për tavane të varura
- Zë-izolim shumë i mirë
- Liri në krijimin e formave
- Përpunim i thjeshtë
- Depozitim i thjeshtë meqenëse pllaka nuk ka përmbajtje plumbi