×
Secondary Adv

Autonivelant per dysheme Level

Granitis

 



Përshkrimi

Autonivelant per dysheme Level 

 

Eshtë një produkt i thatë, pluhur të selektuar silice, çimento gri me prezë të shpejtë, aditivë special dhe rezinë sintetike.

PERDORIMI: Përdoret për nivelimin e dyshemeve nga 1mm deri në 10mm të cilat do të shtrohen me parket, pllaka, tapiceri, dhe shtresa magazine. Përpara përdorimit të produktit sipërfaqja që do të shtrohet me level duhet të jetë e pastër pa pluhura, yndyrna bojra si dhe copa gipsi.

PREGATITJA: Përzihet një thes 25 kg level, hidhet në një kovë me 6-6.5litra ujë dhe e përziejmë me përzierës elektrik me xhiro të ulëta deri sa të përfitojmë një masë homogjene duhet të punohet brenda 30-45min.

APLIKIMI: Produkti këshillohet të përdoret në kushte atmosferike në temperaturë +20 C.

PAKETIMI: Në thasë 25 kg.

RUAJTJA: Materiali ruhet 9 muaj kur mbahet në vend të thatë me ambalazhim të pahapur fabrike.