
Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
SOFTLINE 82
Sistemi inovativ për kursim të energjisë që plotëson kërkesat e së ardhmes
Çfarë e bën dritaren VEKA me energji më efikase?
SOFTLINE 82 plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë, funksionalitetit dhe termoizolimit. Gjeometria e profilit të këtij sistemi inovativ është termikisht e përmirësuar dhe garanton izolim optimal të nxehtësisë.
Falë cilësisë së veçantë të VEKA-s dhe trashësisë së mureve të profileve në klasin A sipas çertifikatës RAL, sistemi SOFTLINE 82 siguron stabilitet optimal madje edhe te elementet më të mëdha, siç janë fasadat e xhamit, të cilat duhet të plotësojnë kërkesat e larta statike.
Dizajn elegant për izolimin më të mirë termik
Sistemi SOFTLINE 82, në sajë të dizajnit elegant të profilit, liron një sasi të madhe të dritës në hapësirat e brendshme dhe njëkohësisht është shumë ekonomik. Falë stabilitetit të madh të sistemit, si dhe izolimit të lartë termik, mund të ndërlidhen kërkesat e arkitekturës moderne me sipërfaqe të mëdha xhami dhe efiqiencës maksimale të energjisë. Përsa i përket formës dhe ngjyrës, sistemi SOFTLINE 82 nuk përcakton kufijtë për lirinë Tuaj krijuese.
Karakteristikat e sistemit
- Sistem inovativ shumë dhomësh me thellësi bazë të përpunimit prej 82mm për izolim më të lartë termik
- Koeficienti i përçimit të nxehtësisë madje deri në Uë = 0.67 W / (m2K) duke përdorur xhamin termik-treshtresorë me Ug = 0.4 W / (m2K)
- Trashësia e xhamave të dritareve prej 28 mm zvogëlon paraqitjen e urës së nxehtë
- Përshtatet në mënyrë harmonike në të gjitha stilet e ndërtimit, nga ndërtesat e reja moderne, deri në ndërtesat e vjetra të sanuara
- Tre nivelet e mbylljes, me të vërtetë mbrojnë edhe nga temperaturat e ulëta si dhe të larta, nga rrymat ajrore dhe lagështia
- Profilet cilësore të VEKA-s sipas standardit më të lartë të cilësisë RAL - klasa A sipas DIN EN 12608
- Mundësia për të zgjedhur të gjitha ngjyrat nga RAL- paleta duke përdorur al-veshjet