
Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
EFFECTLINE
Për ndërtesat rezidenciale dhe komerciale
EFFECTLINE është sistem i profilit që kompania VEKA prodhimin e dedikoi për përdorim në ndërtesa banesore dhe komerciale: teknologjikisht, EFFECTLINE plotëson të gjitha standardet më të fundit evropiane, e njëkohësisht është mëse ekonomik.
Falë gjerësinë elegante të profilit, dritaret e sistemit EFFECTLINE fusin sasi të madhe të dritës në hapësirat e brendshme dhe në sajë të dizajnit të tij klasik me konturet butësisht të rrumbullakosura, në mënyrë të përkryer i përshtatet të gjitha llojeve dhe stileve të ndërtimit.
Trashësia bazë e prodhimit prej 70 mm dhe sistemit me 5 dhomësh, sigurojn izolim optimal termik, i cili mundëson kursime të konsiderueshme të energjisë në ngrohje dhe ftohje.
Sistemi EFFECTLINE është në përputhje me një numër të madh të elementeve lidhëse shtesë nga paleta e sistemit me trashësinë bazë prej 70 mm, që siguron fleksibilitet të madh të përdorimit.
Për më tepër, në dritaret e sistemit EFFECTLINE mund të instalohen mekanizma të rëndomtë, kurse vet profilet përmbajnë fabrikisht të koestruduar, të salduar gominën e ndritshme nga PVC-ja e butë. Pikaqet për xham janë të përshtatur për instalimin e termo-xhamit të trashësisë deri 24mm.
Për ekstra VEKA-cilësi
Sistemi EFFECTLINE është prodhuar me teknologjinë më të përparuar, megjithatë është shumë ekonomik. Edhe një herë kompania VEKA AG ka prodhuar profil të cilësisë së lartë në përputhje me trendet e tregut, që do të thotë qëndrueshmëri, besueshmëri dhe efiçiencë të energjisë.
Sistemet cilësore të profileve VEKA, me cilësinë e tyre tejkalojnë standardet e rrepta gjermane. Për shkak të trashësisë së mureve të jashtme të klasit A, dhe konstruktit të qëndrueshëm të profilit, dritaret janë të qëndrueshëm dhe të fortë në lidhje.
Planifikuesve, arkitektëve dhe kontraktuesve të ndërtimit, i është dhënë në dispozicion praktikisht një numër i pakufizuar i zgjedhjeve dizajni, si dhe sistemit unik logjistik të dorëzimit, shërbimit gjithëpërfshirës, prodhimit profesional dhe instalimin nga partnerët e certifikuar të VEKA-s.
Karakteristikat e sistemit
- Sistemi i specializuar për përdorim në ndërtesat rezidenciale dhe komerciale
- Sistem shumë ekonomik me cilësi të dëshmuar
- Dizajni klasik ofron mundësi të pakufizuara të aplikimit
- Cilësi e lartë e profilit
- Stabilitet dhe jetëgjatësi optimale
- Profili me kanale pesë dhomëshe të trashësisë së prodhimit prej 70 mm ul ndjeshëm kostot e ngrohjes