
Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
SWINGLINE
Sistemi i konturave të rrumbullakëta
SWINGLINE është sistemi i VEKA-s që përmbushë pritshmëritë më të larta në lidhje me dizajnin dhe funksionalitetin. Ai tërheq me kënde elegante të rrumbullakosura, përmasat e harmonizuara dhe optikës dinamike. Ashtu si SOFTLINE 70 edhe ky sistem ofron izolim të lartë dhe stabilitet optimal me ndihmën e konstruktit shumëdhomësh dhe përforcimit nga çeliku, kompatibil për të gjitha sistemet trashësisë së prodhuar prej 70 mm.
Fotografinë e përgjithshme harmonike e plotëson gomina e pershtatshme ngjyrë gri në kanatë dhe kornizë. Gama e gjerë e ngjyrave aktuale dhe dekoreve, ofron mundësi të shumta të dekorimit të fasadës.
Karakteristikat e sistemit
- Mirëmbajtje shumë e lehtë për shkak të sipërfaqeve homogjene të profileve dhe pikaqeve për xham
- Profil me kanale 5-dhomëshe të trashësisë së prodhuar prej 70 mm
- Profilet cilësore të VEKA-s sipas standardit më të lartë të cilësisë RAL - klasa A sipas DIN EN 12608
- Izolimi i lartë me qëllim të zvogëlimit të kostos së ngrohjes dhe zhurmës së jashtme
- Statika optimale me qëllim të funksionimit afatgjatë dhe ruajtjes së vlerave
- Përforcim çeliku me formë të veçantë, i cili siguron stabilitet më të madh dhe instalim të mekanizmave të sigurisë kundër vjedhjes
- Ekskluziv, sistem modern