Secondary Adv

Profil per dere xhami me xham te shumefishte Veka SOFTLINE 76, Alfa Fab

Alfa Fab

 



Përshkrimi

SOFTLINE 76

Sistemi i dyerve të hyrjes

 

Dyert e hyrjes janë elementi më i rëndësishëm stilistik i çdo fasade dhe duhet të plotësojnë të gjitha kërkesat Tuaja të larta. Ato duhet të funksionojnë në mënyrë të besueshme absolute, të Ju mbrojnë nga moti i keq dhe të ofrojnë nivelin më të lartë të sigurisë. Sistemet e dyerve të hyrjes VEKA mund t'ju japin të gjitha këto, vetëm për shkak të cilësisë së lartë të profilit.

Me përforcime shtesë, mekanizmit dhe xhamit special, mund të shtohet niveli i sigurisë dhe mbrojtjes nga vjedhjet. Asortimenti i pashtershëm i formave dhe kombinimeve të dyerve - individuale sipas porosisë Suaj - do të përmbushë edhe kërkesat Tuaja më të larta. Me një kanatë, dykanatshe ose me më shumë elemente për shtëpi të mëdha, të stilit klasik apo modern, me panel xhami të sigurisë apo kaseta, me një ose më shumë elemente anësore, linja moderne jo të zakonta apo thjesht elegante - sistemet e dyerve VEKA janë zgjidhje ideale për situata të ndryshme instalimi si për ndërtesat e reja ashtu edhe për ato të renovuara.

 

Karakteristikat e sistemit

- Sistem shumëdhomësh me trashësinë themelore të prodhimit prej 76 mm për termoizolim të përsosur

- Koeficienti i rrjedhjes së nxehtësisë deri në Uë = 0.79 W / (m2 K) në sistemet AD, dhe madje edhe deri Uë = 0,75 W / (m2 K) në sistemin MD duke përdorur xhamin trepalësh termik me Ug = 0.4 W / (m2K)

- Në variante me dy ose tri nivele të mbylljes për mbrojtje të sigurtë nga temperaturat e ulëta dhe të larta, zhurma, rryma e ajrit dhe lagështirës

- Përzgjedhje e madhe e trashësisë së xhamit nga 18 në 48 mm

- Një zgjidhje e jashtëzakonshme për ndërtimet e reja dhe renovimet

- Trashësia e murit të profilit, në përputhje me standardet më të larta të cilësisë R AL-A (sipas DIN EN 12608, Klasa A))

- Mundësia e mbështjelljes së sipërfaqes me një gamë të gjerë të ngjyrave dhe strukturave, veshjes nga alumini, si dhe sipërfaqeve unike VEKA SPECTRAL