Secondary Adv

Profil per dritare me 3 gomina mbyllese Veka SOFTLINE 70 MD, Alfa Fab

Alfa Fab

 



Përshkrimi

SOFTLINE 70 MD

Sistemi i dizajnit klasik me tre gomina mbyllëse

 

Falë dritareve moderne të PVC-së të prodhuara nga sistemet e profilit VEKA, përfiton çdo familje. Dizajni i sistemit SOFTLINE me konturet pak të rrumbullakosura është njëkohësisht minimalist dhe klasik, andaj përshtatet në mënyrë të përkryer në stile të ndryshme arkitekturore - edhe në stil moderne ose tradicionale, ndërtime të reja ose rinovime. 

Teknologjia e dëshmuar e profilit në vetvete është gjithashtu një argument i rëndësishëm: profilet me shumë dhoma, përdorin në mënyrë optimale vetitë izoluese të ajrit, duke siguruar kështu izolim të lartë të nxehtësisë. Profilet e VEKA-s garantojnë një klimë të këndshme në mjediset pa marrë parasysh kushtet klimatike, dhe në mënyrë të konsiderueshme ulin koston e ngrohjes gjatë periudhës së dimrit, si dhe koston e ftohjes gjatë periudhës verore.

 

Karakteristikat e sistemit

- Profil me kanale 5-dhomëshe të thellësisë prej 70 mm

- Profilet superiore të VEKA-s sipas standardit më të lartë të cilësisë RAL - klasa A sipas DIN EN 12608

- Termozolimi optimal Uw = 1.3 W (m2K) në xham standard me Ug = 1.1 Ë (m2K)

- Instalim xhami prej 4 deri 42 mm

- Trashësia e murit të profilit 3 mm në përputhje me standardin më të lartë të cilësisë RAL

- Mbrojtja e përmirësuar nga zhurma

- Forca, funksionaliteti afatgjatë dhe besueshmëria