Secondary Adv

Purifikues ajri Daikin Ururu, Daikin Smart Clima

Daikin Smart Clima

 



Përshkrimi

Purifikuesi i ajrit Ururu me Streamer

 

Purifikuesi i ajrit Daikin Ururu purifikon dhe lagështon ajrin brenda shtëpisë suaj. Thjesht mbushni herë pas here rezervuarin me 2,7 litra dhe kështu do të mund të krijoni lagështi në dhomë me vëllim maksimal prej 500 ml/h.

 

Teknologjia jonë Streamer filtron grimcat që ndodhen në ajër të cilat shpesh mund të sjellin rreziqe serioze shëndetësore.

 

Sipas testeve të kryera në laboratorët e Institut Pasteur de Lille, purifikuesit e ajrit të Daikin eliminojnë më shumë se 99,98% të koronavirusit të njeriut HCoV-229E në 2,5 minuta*. Ky virus është i të njëjtës familje si SARS-CoV-2, koronavirusi që qëndron pas pandemisë së COVID-19.

 

Njësitë gjithashtu janë vlerësuar si 99,93% efikase kundër virusit H1N1 në 2,5 minuta*. H1N1 është virusi që shkakton gripin e zakonshëm.

 

Kjo do të thotë se purifikuesit e ajrit të Daikin janë një masë shtesë në luftën kundër sëmundjeve respiratore. Purifikuesit tanë kompaktë “plug-and-play”, efikasiteti i të cilëve është arritur përmes një kombinimi të filtrit elektrostatik HEPA me performancë të lartë, i cili kap virusin, të ndjekur nga një ekspozim intensiv ndaj teknologjia Flash Streamer të regjistruar me patentë nga Daikin, që eliminon virusin, mund të kontribuojnë fuqimisht për të reduktuar rrezikun e transmetimit të virusit respirator.