Secondary Adv

Bombul e vogel gazi me presion te larte

Messer Albagaz

 



Përshkrimi

Bombul e vogel gazi me presion te larte

 

Ne gjithashtu ofrojmë bombula të vogla gazi me presion të lartë me një kapacitet prej 34, 58 dhe 110 litrash. Ato janë të përshtatshme për gaze të pastër korroziv dhe toksik dhe përzierje gazesh. Ventili i integruar për mbylljen ofrohet me lidhjen industriale 5/8 ”18UNF (C10).

 

Për bombulat e vogla të  gazit me presion të lartë kemi rregullatorë të rrjedhjes me një reduktues të integruar të presionit (vlera e presionit është e caktuar nga prodhuesi) dhe një matës të presionit fillestar, që tregon presionin në bombulë:

 

Rregullatori i presionit S70 është optimizuar për aplikime laboratorike dhe në fusha të caktuara

• dizajn kompakt, me peshë të lehtë

• presioni i daljes i vendosur nga prodhuesi në 4.13 bar

• shkalla e rrjedhës e vendosur nga prodhuesi, opsionale nga 0.25 në 7 l/min

• disponohet në tunxh ose çelik inox

 

S75 është i pajisur me një përzgjedhës të rrjedhjës (10 pozicione) që lejon 3 rrjedhje të ndryshme maksimale të daljes (3, 5 ose 15 l/min)

• presioni i daljes i vendosur nga prodhuesi në 3.5 bar

• ventil i integruar lehtësues i sigurisë

• disponohet vetëm në tunxh