Secondary Adv

Krevati Opla Standing me mekanizem te automatizura, MEGAFLEX

MEGAFLEX

 



Përshkrimi

Krevati Opla Standing me mekanizem te automatizura

 

Krevati Opla Standing, eshte nje sistem inovativ me dy funksione te ndryshme ne fushen e krevateve per hapesira te vogla.

 

Krevati eshte i paisur me nje mekanizem shume cilesore te automatizuar dhe te jep mundesine per te patur nje krevat te mirefillte, ne krahun tjeter te jep mundesine e nje divani nje qind perqind te sigurte, por ne te njejten kohe te jep mundesine e shrytezimit ne maksimum te hapesirave te vogla ne ambientet e shtepise.

 

Zgara ortopedike me nje profil katror shume rezistent, ku ne pjesen e poshtme te zgares ortopedike jane te montuara dhe kembet te cilat funksionojne ne sinkron me uljen dhe hapjen e zgares.

 

Krahet te cilat jane te montuara ne anesore te krevatit te rregjistrueshme dhe shume praktike ne levizje, sapo realizohet hapja e krevatit ato vihen ne levizje nga mekanizmi i automatizuar, ku pervec levizjes i japin nje stabilitet me te madh krevatit ne vetvete dhe kembeve ne vecanti, sapo ulet krevati I cili pozicionohet per perdorim, automatikisht pa levizur asnje gje, ne menyre automatike mbyllet divani.

 

Krahet pervec stabilitetit jane te nderthurura me divanin, ku ofrojne nje levizje totalisht automatike. Ne momentin e mbylljes se krevatit automatikisht formohet divani, I cili eshte shum komod ne madhesi dhe ne qendrim.

 

Divani ka totalisht strukturen e saj e cila eshte ne bashkeveprim me mekanizmin automatic te zgares ortopedike, te dyja bashke krijojne sistemin dollap-krevat-divan ne te njejten kohe, dhe ruan maksimalisht hapesiren ne ambientet e shtepise.

 

Rrigat e perdorura ne kete krevat jane te perbera nga Multistrat Ahu.

 

Mekanizmi i perdorur ne kete sistem eshte totalisht i patentuar dhe i kolauduar per sigurine e levizjes ndaj pushimit ose gjumit. Mekanizmi ju ofron nje inovacion ne linjen e gjumit ku mund te perdoret e njejta dhome per shume funksione, duke e palosur krevatin ne kasen e krijuar per te dhe keshtu kursejme hapsire ne ambientet e shtepise.

 

Ketij krevati I krijohet nje kafaz melamin ose multistrat, ne te cilin qendron krevati ne momentin qe eshte ne pozicion te mbyllur.

 

Sistemi i krevatit me palosje vertikal