×
Secondary Adv

Zgare Play ortopedike dhe mekanizem te automatizuar

MEGAFLEX

 



Përshkrimi

Zgare Play ortopedike dhe mekanizem te automatizuar

 

Krevati Play, eshte nje sistem inovativ ne fushen e krevateve per hapesira te vogla.

 

Krevati eshte i paisur me nje mekanizem shume cilesore te automatizuar dhe te jep mundesine per te patur nje krevat te mirefillte, por ne te njejten kohe te jep mundesine e shrytezimit ne maksimum te hapesirave te vogla ne ambientet e shtepise.

 

Zgara ortopedike me nje profil katror shume rezistent, ku ne dy anesoret e zgares ortopedike jane te montuara dhe kembet te cilat funksionojne ne sinkron me uljen dhe hapjen e zgares.

 

Kembet te cilat jane te montuara ne anesore te krevatit te rregjistrueshme dhe shume praktike ne levizje, sapo realizohet hapja e krevatit ato vihen ne levizje nga mekanizmi i automatizuar, ku pervec levizjes i japin nje stabilitet me te madh krevatit ne vetvete dhe kembeve ne vecanti.

 

Rrigat e perdorura ne kete krevat jane te perbera nga Multistrat Ahu.

 

Mekanizmi i perdorur ne kete sistem eshte totalisht i patentuar dhe i kolauduar per sigurine e levizjes ndaj pushimit ose gjumit. Mekanizmi ju ofron nje inovacion ne linjen e gjumit ku mund te perdoret e njejta dhome per shume funksione, duke e palosur krevatin ne kasen e krijuar per te dhe keshtu kursejme hapsire ne ambientet e shtepise.

 

Ketij krevati I krijohet nje kafaz melamin ose multistrat, ne te cilin qendron krevat ne momentin qe eshte ne pozicion te mbyllur.

 

Sistemi i krevatit me palosje horizontale.

 

Permasat:

TEK  –  90X190