Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
ACRYFLEX është një produkt me performancë të lartë, i bazuar në emulsionet speciale të akrilikut të pastër dhe i dizenjuar posaçërisht për izolimin e taracave të ndërtesave. Produkti nuk lejon depërtimin e ujit dhe të lagështisë në brendësi të ndërtesës, por lejon sipërfaqen e lyer të “marr frymë lirisht,” duke lëshuar lagështinë e brendshme. Ajo tregon rezistencë të shkëlqyer ndaj temperaturave te larta dhe të ulta, sepse ajo mbetet elastike në temperatura që shkojnë nga 80°C deri edhe nën -20°C. Për shkak se është një reflektues i mirë i rrezeve diellore, produkti nuk e lejon nxehtësinë të depërtojë në brendësi të ndërtesës në verë. Boja nuk përbën rrezik për përdoruesin apo mjedisin. Nuk ka përmbatje metali.