Secondary Adv

Xhup me dukshmeri te larte per ndertim

Maxbrand Safety

 



Përshkrimi

Xhup me dukshmëri të lartë në ngjyrë portokalli fosforeshente dhe blu navi, e prodhuar nga material 300D Oxford nylon/PVC duke garantuar rezistencë, komfort dhe mbrojtje të lartë në kushte të vështira atmosferike. Xhupi është plotësisht i papërshkueshme nga uji, e pajisur me shirita retro-reflektues për dukshmëri maksimale gjatë ditës dhe natës, si dhe me kapuç të fshehur në jakë për përdorim të menjëhershëm. Mbyllja me zinxhir dhe perçina siguron izolim të mirë kundër erës, ndërsa mëngët me riban parandalojnë depërtimin e ujit dhe rrisin komoditetin gjatë punës. Dizajni funksional përfshin dy xhepa të poshtëm të gjerë dhe shtresë të brendshme termoizoluese nga 100% poliester 180 g/m². E certifikuar CAT II sipas EN ISO 13688:2013, EN ISO 20471:2013+A1:2016 – Class 3 për veshje me dukshmëri të lartë, si dhe EN 343:2019 (3/1) për mbrojtje ndaj shiut, kjo parka është ideale për punime në ndërtim, mirëmbajtje rrugësh, punë natën ose në zona të errëta.