
Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Tavoline e palosshme per salle trajnimesh, konference dhe mbledhje Flib
Tavolina Flib është një zgjidhje funksionale dhe elegante për ambiente pune si salla trajnimesh, konferencash apo mbledhjesh. E projektuar për fleksibilitet maksimal, Flib, ofron një sistem të zgjuar palosjeje që lejon ruajtje dhe lëvizje të lehtë, duke kursyer hapësirë pa kompromentuar stabilitetin apo cilësinë. Syprina e saj është prej melamine, me trashësi 25 mm dhe shiritin ABS 2 mm. Forma e sipërfaqes mund të jetë drejtkëndëshe ose gjysmë-ovale, duke u përshtatur me stile të ndryshme vendosjeje. Struktura metalike është e ndërtuar nga tuba çeliku Ø32 mm dhe mbështetet në katër rrota, nga të cilat dy janë me frenim për stabilitet të shtuar. Baza ofrohet në version të kromuar ose ne RAL me të gjitha ngjyrat, për t’u kombinuar lehtësisht me dekorin e brendshëm. Flib është veçanërisht praktike për përdorim dinamik: tavolinat mund të lidhen mes tyre për konfigurime të ndryshme falë lidhësve plastikë ose elementëve këndorë.