Secondary Adv

Dere metalike per ambjente teknike, EMSH

EMSH

 



Përshkrimi

Dere per ambjente teknike

Dyert e ambienteve teknike jane dyer te cilat perdorimin me te gjere e kane per ambientet qe jane ne dispozicion te pajisjeve elektrike, mekanike, elektronike dhe me gjere. Keto ambiente pervec aspektit te sigurise me se shume kane te nevojshem dhe elementin e ajrosjes. Per kete arsye keto dyer jane te ndertuara ne menyre te atille qe te jete te sigurta dhe ti japin mundesine e qarkullimit te ajrit pa rrezikuar elementet e sigurise.

      Kete e bejne te mundur elementet e griles metalike, te cilat jane te punuara me llamarine celiku te serte dhe vendosura ne madhesi dhe forme sipas nivelit te arjosjes dhe ambientit ku do te vendoset dera.

 Dera ne vetvete eshte e punuar e tera me nje shtrese  llamarine celiku te galvanizuar 1.35 mm trashesi, dhe e lyer me boje puder nepermjet nje sistemi elektrostatik lyerje. Me pas dera e lyer ne kete forme kalon ne proces pjekje me furre ne temperata 160-180o, ku procesi i kalcifikimit te bojes mbyllet plotesisht duke perftuar nje siperfaqe me veti shume te mira kunder ndryshkjes dhe gervishtjes.

     Dyert Metaliku, ne ndryshim nga dera e ambienteve teknike eshte e ndertuar me dy shtresa llamarine te galvanizuar 1.35 mm, dhe sigurisht e lyer me boje puder elektrostike me pjekje.

    Gjithashtu elementet e braves dhe menteshes jane me te avancuar duke ju pershtatur nivelit te deres dhe peshes specifike te saj. Brava eshte e pajisur me cilinder europian me 4 celsa, dhe me doreze te levizshme te pershtatshme per kete natyre dere. Elementet e sigurise ne kete brave perbehen nga 3 kunja sigurie + gjuhezen.

Ambientet ku gjen perdorim me te gjere kjo dere jane ato te magazinimit te produkteve ose ambiente pune te cilat kerkojne nje izolim me hermetik dhe me te sigurt kundrejt cdo faktori demtues qe mund te vije nga jashte.

Produkte te ngjashme