Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Shitje, Zhvillues biznesi | Me eksperience | Full-time | -- |
Përshkrimi
Manaxheri i Shitjeve është përgjegjës për të gjeneruar klientë të rinj në linjat e biznesit të kompanisë, për të mbajtur marrëdhenie pozitive me portofolin e klientëve të gjeneruar si dhe për të gjeneruar shitje në linjë me objektivat e departamentit. Ndjek në mënyrë të vazhdueshme koordinimin, kontrollin dhe komunikimin efficient midis stafit në varësi dhe funksioneve/departamenteve të tjera të kompanisë me qëllim arritjen e objektivave të përbashkëta insitucionale.
Në këtë kuadër, përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
• Ndërton dhe mirëmban strukturën organizative të departamentit.
• Krijon strategji dhe plane periodike lidhur me administrimin e shitjeve dhe marketingut
• Identifikon dhe vlereson situaten e tregut në lidhje me konkurencën, penetrimin e kompanisë
në treg, klientet potenciale etj.
• Informohet në mënyrë të vazhdueshme për produktet që ofron kompania dhe cilësitë ë tyre në mënyrë që të ofrojë produktin/shërbimin e duhur sipas nevojave të klientëve.
• Zhvillon planin e aktiviteteve ditore/javore/mujore (periodike) në lidhje me vizitat e klienteve, telefonatat, e-mail dhe kontaktet e tjera për të promovuar produktet dhe shërbimet e kompanisë.
• Zbaton në mënyrë rigoroze planin e krijuar dhe dakordesuar me Drejtuesin e Departamentit në baza ditore duke përfshirë:
o Prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë
o Analizë të nevojave të klientit dhe propozimin e zgjidhjeve të duhura
o Ndjekje të ofertave të derguara dhe maksimizimi i raportit të kthimit nga keto oferta
o Mirëmbajtje e marrëdhenieve me klientet ekzistues.
• Organizon takime dhe komunikon në mënyrë aktive me klientët për të identifikuar nevojat si dhe për të propozuar zgjidhje të mundshme nëpërmjet produkteve/shërbimeve të kompanisë.
• Ndjek me detaje procesin e shitjes prej ofertimit deri tek dorezimi i produkteve/sherbimeve tek klientet në portofolin e vet.
• Mirëmban portofolin e klientëve të tij duke maksimizuar produktet/sherbimet e shitura për klient dhe si rrjedhoje maksimizon nivelin e të ardhurave për klient
• Mirëmban informacionin e nevojshëm për cdo klient në mënyrë të vazhdueshme, nëpërmjet sistemeve të kompanisë .
• Propozon tek Departamenti Finances cmimet sipas profilit të klienteve dhe ndjek zbatimin e ketyre cmimeve sipas niveleve te autoritetit për vendimmarrje.
• Ndjek realizimin e objektivave të vendosur nga kompania
• Informohet në mënyrë të vazhdueshme lidhur me proceset e brendshme të kompanisë (furnizimet, projektet dhe koha e nevojshme për zbatim, gjendja e inventarit të produkteve etj.) me qëllim që gjatë ofertimit të klientëve të sigurohet dorezimi në kohë.
• Bashkëpunon më stafin e Departamentit Teknik dhe Departamentit të Suportit në lidhje me kërkesat e klientëve dhe përmirësimin e procesit të brendshme që kanë impakt tek shitjet.
• Propozon tek Departamenti Finances lidhur me përshtypjet e marra nga klientet për strategjitë e konkurenteve, produktet apo lidhur me produkte të reja.
• Punon ngusht me ekipin e shitjeve për strategjinë e llogarisë dhe ekzekutimin, zhvillimin dhe shpërndarjen e qëllimeve vjetore të shitjes;
• Mbikëqyr të gjitha aspektet e menaxhimit të llogarisë, duke përfshirë strategjinë e markës, modelet e çmimeve dhe menaxhimit të inventarit;
• Rekomandon strategjitë e shitjeve për përmirësime bazuar në hulumtimin e tregut dhe konkurrentin;
• Zhvillon çmimet dhe strategjitë sezonale;
• Përgjegjës për organizimin e të gjitha emërimeve të tregut;
• Menaxhon performancën mujore të shitjeve nga llogaria për të siguruar arritjen e qëllimeve;
• Bashkëpunon me ekipin e Marketingut për të pozicionuar markën siç duhet;
• Mbikëqyrë stafin dhe siguron menaxhimin e drejtimit për të nxitur shitjet;
• Përgatit buxhetin për marketing dhe shitje;
• Vlerëson performancën e stafit.
Kualifikimet
• Diplome universitare në fushat e inxhinierise elektrike, administrimit të biznesit, marketingut.
• Eksperienca në pozicione të ngjashme dhe njohuritë mbi produktet e kompanisë
• Përdorues i pavarur i kompjuterit në programet e MS Office (Word, Excel, PowerPoint)
• Njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane (B2, C level)
• Aftësi shumë të mira në shkrim dhe komunikim drejtuar klientëve për të përdorur strategjitë e komunikimit të kompanisë si dhe për të përshkruar në mënyrë profesionale produktet/shërbimet
• Aftësi për të punuar individualisht dhe si pjesë e një grupi.
• Fleksibel për sa i përket organizimit ditor të operacioneve
• I adaptueshëm ndaj ndryshimeve teknologjike dhe me dëshirë për të mësuar rreth produkteve / sherbimeve të kompanisë.
• Aftësi shumë të mira organizative dhe manaxhimi të kohës.
• Diplomë Bachelor dhe MSc në Administrim Biznesi, Shitjet dhe Marketingu ose fusha të ngjashme;
• Minimumi 3 vjet përvojë në shitje ne distribucion;
• Komunikim i jashtëzakonshëm dhe shkathtësi negociuese;
• Aftësitë lidershipi dhe organizative;
• Aftësi teknike në planifikimin strategjik dhe planifikimin e shitjeve;
• Angazhimi ndaj vlerave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim!