Secondary Adv
Kategoria Eksperienca Tipi Pagesa
Shitje, Zhvillues biznesi Me eksperience Full-time --

Përshkrimi

Kompania F&M Reklama, është duke zhvilluar struktura të reja organizacionale për t’i shërbyer më mirë qëllimeve për t’u rritur dhe përmirësuar.

Për të zgjeruar Departamentin e Shitjeve, jemi duke kërkuar Specialist Shitjesh për pozicione si: Shërbim Klienti në Showroom, Agjent Shitjesh dhe Menaxher Shitjesh. 

 

Çfarë ofron kompania F&M Reklama për aplikantin e përzgjedhur?
o Trajnime specifike në lidhje me anët teknike të produkteve, shërbimeve dhe të projekteve të ndryshme.

o Një ambient shumë pozitiv, me njerëz energjikë që kanë dëshirë të zhvillohen, që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe janë të gatshëm të ndihmojnë kolegët në zgjidhjen e problematikave.

o Kushte financiare të favorizuara për tregun ku operojmë.

o Sigurimi i mjeteve të nevojshme për të kryer sa më mirë operacionet e përditshme.

o Aktivitete të shpeshta për t’u argëtuar, për t’u përmirësuar dhe për të ndërtuar marrëdhënie edhe më të forta midis stafit.

 

Detyrat

o Dëgjon me vëmendje kërkesat e klientit në kontakt direkt apo nëpërmjet telefonit ose email-it.
o Komunikon në mënyrë profesionale zgjidhjet më të mira për kërkesën.
o Synon të negociojë dhe të realizojë shitjen.
o Ndërton marrëdhënie të qëndrueshme me klientët.
o Menaxhon një portofol të caktuar klientësh.
o Delegon me përgjegjshmëri tek kolegët përkatës sipas situatave.

 

Kualifikimet

Çfarë kualifikimesh duhet të ketë një kandidat potencial për këtë pozicion?
o Të ketë përfunduar të paktën studimet Bachelor për Administrim Biznes, Marketing, Komunikim, Inxhinieri ose degë të ngjashme.
o Aftësi shumë të mira komunikimi, në të folur dhe në të shkruar.
o Aftësi shumë të mira ndërpersonale
o Njohuri të mira të paketës Office.
o Njohuri të mira të gjuhës angleze.
o Eksperienca në shitje përbën avantazh.

 

Dergo aplikimin tend

Nese jeni të interesuar për pozicionin vakant, jeni të lutur të plotësoni me korrektësi formën e mëposhtme. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Kujdes! Saktësia e informacioneve ndihmon në vlerësimin sa më korrekt të aplikimit tuaj.




Njoftime të ngjashme

Shites per pjese kembimi dhe magazinier

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-10-08
Afati: 0 dite te mbetura

Fiore Ricambi

Apliko

Menaxher Marketingu dhe Shitjesh

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-09-25
Afati: 0 dite te mbetura

Altec

Apliko

Menaxher i Qendres Tregtare

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2024-02-06
Afati: 0 dite te mbetura

PRESTIGE HOME ALBANIA

Apliko

Asistent/e Shitje

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-06-12
Afati: 0 dite te mbetura

Metabo Tirane

Apliko