Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Shitje, Zhvillues biznesi | Me eksperience | Full-time | -- |
Përshkrimi
Ofrojmë mundësi punësimi në pozicionin e “Agjent Shitje për Llaçrat dhe Produktet e Fasadës” tek Knauf Tirana Me qëllim për të rritur shitjet dhe për ti qëndruar më pranë tregut me sistemet e llacrave dhe fasadave Knauf Tirana Sh.p.k. ofron mundësinë e punësimit për një Agjent Shitje.
Ejani e bëhuni pjesë e Knauf-it, një korporatë që ofron mundësi pune e zhvillimi në nivel global.
Përfshihen në paketën e përfitimeve:
- Makinë pune
- Laptop
- Celular
Përfitime shtesë:
- Zhvillim i vazhdueshëm personal dhe profesional
- Shkëmbim i praktiave më të mira në mjedisin ndërkombëtar
Detyrat
Përshkrimi i detyrave kryesore të punonjësit:
- Kujdeset për klientët ekzistues
- Krijon klientë të rinj
- Kujdeset per grupet e interesit
- Ndjek objektet në fazën e projektimit dhe zbatimit
- Prezanton produktet dhe sistemet
- Kryen shitje indirekte
- Organizon dhe realizon seminare per grupet e interesit
Kualifikimet
Kualifikimet dhe aftësitë e kandidatit:
- Arsim i lartë
- Përvojë pune në shitje në fushën e ndërtimit
- Gjuha angleze e folur rrjedhshëm
- Aftësi përdorimi të paketës MS Office (Word, Excel, PPT të detyrueshme)
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe pune në grup
- Leje drejtimi Kat.B
Dergo aplikimin tend
Nese jeni të interesuar për pozicionin vakant, jeni të lutur të plotësoni me korrektësi formën e mëposhtme. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Kujdes! Saktësia e informacioneve ndihmon në vlerësimin sa më korrekt të aplikimit tuaj.
Njoftime të ngjashme
Shites per pjese kembimi dhe magazinier
Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-10-08
Afati:
0 dite te mbetura
Menaxher Marketingu dhe Shitjesh
Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-09-25
Afati:
0 dite te mbetura