×
Secondary Adv
Kategoria Eksperienca Tipi Pagesa
Shitje, Zhvillues biznesi Me eksperience Full-time --

Përshkrimi

EuroElektra Sh.p.k prezente mbi 13 vjet në treg, është një ndër kompanitë kryesore në tregtimin e materialeve elektrike dhe energjisë së ripërtëritshme, duke ofruar zgjidhje me anë të projekteve të teknologjisë më të avancuar, në Shqipëri dhe rajon. Është e pranishme me zgjidhje inovative për sistemet e menaxhimit të energjisë si “energji djellore” dhe “karikuesit e veturave elektrike”.

Ofron shërbime projektimi dhe promovon sisteme të avancuara për godina, tregtare, industriale dhe rezidencile. Gjithashtu ofron shitje me shumicë të materialeve elektrike.  Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë “Menaxher shitjesh”.  Menaxheri i shitjes kujdeset parësisht për realizimin e shitjeve të planifikuara duke rritur të ardhurat e kompanisë. Ai harton strategjitë e shitjeve dhe kujdeset për vendosjen e tyre në zbatim. Kandidati ideal duhet të këtë përvojë të gjatë në shitje dhe të jetë në gjendje të konceptojë, ngrejë dhe implementojë strukturën e shitjeve në kopmani.

 

Detyrat

  • Koncepton strukturën e departamentit të shitjeve dhe implementimin e saj.
  • Krijon dhe drejton procedurat operative dhe administrative lidhur me aktivitetin e shitjeve.
  • Studion tregun dhe konkurentët dhe organizon programe të veçanta shitjesh bazuar në treguesit e shitjeve dhe vlerësimin e tregut.
  • Në bashkëpunim me departamentin e financës përgatit listën e çmimeve, zbritjet e mundëshme, termat dhe metodat e shitjeve.
  • Harton plane strategjike për shitjesh dhe ndjek zbatimin e tyre.
  • Kujdeset për gjetjen e klientëve të rinj dhe mbajtjen e atyre ekzistues.
  • Planifikon dhe drejton veprimtarinë e përditëshme. Menaxhon departamentin duke shpërndarë detyrat dhe objektivat që duhet të arrijë stafi.
  • Ndihmon në përgatitjen e katalogëve, ofertave, promocioneve të ndryshme dhe shpërndarjen e tyre tek një numër sa më i madh klientësh potencialë.
  • Ndjek drejt për së drejti porositë dhe plotësimin e tyre brenda afateve të caktuara.
  • Harton listën e porosive dhe kujdeset që gjendja e mallit në magazine të jetë e optimizuar.
  • Përgatit raporte dhe statistika mujore.
  • Ndjek procesin e pagesave të mallit nga klientet dhe dorëzmin e tij.
  • Mban kontaktin me furnitorët për përditësimin e linjës së produkteve dhe çmimeve.
  • Kujdeset për përzgjedhjen, trajnimin dhe menaxhimin e performancës së personelit.
  • Detyra të tjera të lidhura me pozicionin të caktuara nga punënëdhënësi.

Kualifikimet

  • Preferohet të ketë mbaruar arsimin e lartë në degët teknike ose ekonomike.
  • Të zotërojë aftësi të mira kompjuterike dhe të paketës Microsoft Office.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze. Preferohet të zotërojë gjuhën italiane.
  • Leje drejtimi B.
  • Aftësi analitike dhe drejtuese.
  • Aftësi shumë të mira bindëse dhe prezantuese.
  • Aftësi për të punuar në skuadër.
  • Aftësi komunikuese dhe negociuese me partnerët dhe klientet.
  • Aftësi për të qënë i motivuar dhe për ta transmetuar këtë motivim tek kolegët dhe vartësit.
  • I vëmendshëm ndaj detajeve.
  • Aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës.

Dergo aplikimin tend

Nese jeni të interesuar për pozicionin vakant, jeni të lutur të plotësoni me korrektësi formën e mëposhtme. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Kujdes! Saktësia e informacioneve ndihmon në vlerësimin sa më korrekt të aplikimit tuaj.




Njoftime të ngjashme

Shites per pjese kembimi dhe magazinier

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-10-08
Afati: 0 dite te mbetura

Fiore Ricambi

Apliko

Menaxher Marketingu dhe Shitjesh

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-09-25
Afati: 0 dite te mbetura

Altec

Apliko

Menaxher i Qendres Tregtare

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2024-02-06
Afati: 0 dite te mbetura

PRESTIGE HOME ALBANIA

Apliko

Asistent/e Shitje

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-06-12
Afati: 0 dite te mbetura

Metabo Tirane

Apliko