Tirane
2023-06-24, 0 dite te mbetura
Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Inxhinieri | Me eksperience | Full-time | - |
Përshkrimi
Kompania Vega Solar Sh.p.k, e themeluar në Nëntor 2018, ka arritur në një kohë të shkurtër të bëhet lider në tregun e energjive të rinovueshme në Shqipëri. Me nje staf administrativ prej 25 personash dhe grup pune prej 80 punonjësish, Vega Solar ofron sherbimet e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë. Vizioni i kompanisë tonë është një Shqipëri e pavarur energjikisht, duke shfrytezuar burimet e rinovueshme të energjisë në një mënyrë miqësore me mjedisin.
Për të ofruar një shërbim sa më profesional Vega Solar po kërkon të zgjerojë stafin me një : Inxhinier Elektrik/Projektim.
Detyrat
-Pjesë e një ekipi Inxhinierik përgjegjës për zhvillimin e projekteve 2D/3D;
-Propozimi i skicave/ideve paraprake të projekteve të impianteve fotovoltaike;
-Përgatitja e vizatimeve të planeve dhe strukturave në përputhje me kërkesat e projektit;
-Përgatitja e projektit teknik për aplikim konfort ligjeve dhe rregullave përkatëse;
-Planifikon dhe respekton afatet e dorzimit të projektit;
Kualifikimet
-Të ketë mbaruar studimet për Inxhinieri Elektrike, Energjitike ose degë të ngjashme;
-Të ketë minimumi 3 vjet përvojë pune;
-Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
-Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
-Aftësi për të punuar në skuadër;
-Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese;
-Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze;
-Të ketë aftësi shumë të mira në programin AutoCad dhe Microsoft Office;
-Aftësitë në vizualizim do të ishin një plus për çdo aplikant.
Orari i Punes :
E Hënë – E Premte
08:00 – 12:30
13:30 – 17:00